Elsa Lila zhgënjehet nga Festivali i Këngës, “flak” kupën pas përfundmit të spektaklit

Këngëtarja Elsa Lila është shpallur fituese e Festivalit të Këngës në RTSH mbrëmjen e djeshme ku fitoi vendin e parë me votat e jurisë.

Mirëpo pavarësisht kësaj, Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovision 2023 nga Albina dhe familja Kelmendi pasi grupi fitoi vendin e parë me votat e publikut që ishte edhe kriteri për përzgjedhjen e fituesit për këtë vit.

Megjithëse Elsa falenderoi stafin e jurinë, një zhgënjim u duk qartë në sytë e saj.

Sipas burimeve thuhet se nga revoltimi e zhgënjimi Elsa nuk ka pranuar ta marrë kupën, duke ja lënë produksionit.

Shkaku ka qenë fakti se priste të fitonte edhe çmimin e publikut.

Një reagim në lidhje me këtë ngjarje nuk ka ardhur ende nga Elsa Lila.