Elsa Lila reagon për herë të parë pas performancës në “Festivalin e Këngës”

Këngëtarja e njohur, Elsa Lila mbrëmjen e djeshme u rikthye, pas 25 vitesh në Festivalin e RTSH-së. Ajo mori pjesë me këngën e titulluar “Evita”, dedikuar vajzës së saj.

Elsa emocionoi të gjithë publikun në Pallatin e Kongreseve, të cilën e duartrokitën pafund.

Ndërkohë pak minuta më parë, këngëtarja ka ndarë në Instagram disa foto nga performance dhe i falenderon spektatorët për emocionet.

Faleminderit te gjitheve per emocionin dhe dashurine qe po me jepni!Kjo eshte dhurata me bukur ! Shihemi sonte ne Naten e trete”, ka shkruar Lila krahas imazheve.

https://www.instagram.com/p/CmbkMO8M444/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Kujtojmë se Elsa është rikthyer në muzikë sërish pasi u shpall e pafajshme pas akuzave për trafikim droge.

Këngëtarja u arrestua në mars te këtij viti dhe dyshohej për përfshirje në një organizatë kriminale.