Elon Musk ka thënë se marrëveshja e tij prej 44 miliardë dollarësh për të blerë Twitter është pezulluar pasi ai pyeti për numrin e llogarive false ose spam në platformën e mediave sociale.
Ai tha se po priste konfirmimin e informacionit se llogaritë e padëshiruara/të rreme përfaqësojnë më pak se 5% të përdoruesve.
Twitter raportoi më shumë se dy javë më parë se llogaritë e rreme përbënin më pak se 5% të përdoruesve aktivë të përditshëm.
Megjithatë, kompania tha se vlerësimi i llogarive false ose spam mund të mos përfaqësojë me saktësi numrin e llogarive të tilla, që mund të jenë më shumë.
Musk ka folur edhe më parë për pastrimin e llogarive të padëshiruara.
Megjithatë, analistët spekuluan se ai mund të kërkonte të rinegocionte çmimin apo edhe të anulonte marrëveshjen.
Pas postimit të Musk, aksionet e Twitter ranë deri në 25%.
Twitter deal temporarily on hold pending details supporting calculation that spam/fake accounts do indeed represent less than 5% of usershttps://t.co/Y2t0QMuuyn
— Elon Musk (@elonmusk) May 13, 2022
Ai më vonë postoi në Twitter se është “ende i përkushtuar ndaj blerjes”.
Still committed to acquisition
— Elon Musk (@elonmusk) May 13, 2022
Sipas kushteve të marrëveshjes, nëse Twitter ose Musk ndërpresin marrëveshjen, ata duhet t’i paguajnë palës tjetër një tarifë prej 1 miliard dollarësh.