Pasuria e Elon Muskit ka arritur në 271.3 miliardë dollarë, dhe ai është vënë sërish në krye të listës së njerëzve më të pasur në botë të të gjitha kohërave, siç shkruan Forbes. Së shpejti, ai mund të bëhet trilioneri i parë botë, që nuk e ka arritur askush më parë.
Kjo vjen pasi aksionet e Tesla kapën majat, pasi Hertz njoftoi se dëshiron të blejë 100.000 makina elektrike (kryesisht Tesla 3) për flotën e makinave me qira. Ndaj, për pjesën më të madhe të pasurisë, Musk duhet të falënderojë kuotën prej 21% të aksioneve.
Ai është më i pasur se çdo miliarder që Forbes ka analizuar ndonjëherë. Pasuria e Musk vlen më shumë se ajo e bashkëthemeluesit të Google, Larry Page, dhe CEO-s së Facebook, Mark Zuckerberg, së bashku.
Kur Forbes filloi për herë të parë të gjurmonte pasurinë e miliarderëve, në 1982, personi më i pasur në Amerikë ishte manjati i anijeve Daniel Ludwig, me vlerë 2 miliardë dollarë, ose rreth 5.5 miliardë dollarë në dollarët e sotëm.
Musk ka deklaruar se synimet e SolarCIty, Tesla Motors dhe SpaceX rrotullohen rreth vizionit të tij për të ndryshuar botën dhe njerëzimin. Qëllimet e tij përfshijnë reduktimin e ngrohjes globale nëpërmjet prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe reduktimin e “rrezikut të zhdukjes së njeriut”, duke “bërë jetën multi-planetare”, duke krijuar një koloni të njeriut në Mars.