Elon Musk po kërcënon të tërhiqet nga blerja prej 44 miliardë dollarësh e Twitter, nëse kompania nuk jep më shumë informacion se si llogarit numrin e llogarive false.
Ai pretendon se Twitter ka refuzuar të sigurojë të dhënat e nevojshme për të për të lehtësuar vlerësimin e tij të numrit të llogarive të padëshiruara dhe të rreme dhe kërcënoi se do ta ndërpresë marrëveshjen.
Letra thotë se kompania i dërgoi informacione Musk-ut në një korrespondencë të 1 qershorit, por Musk u përgjigj se ai dëshiron të bëjë analizën e tij.
“Kjo është një shkelje e qartë materiale e detyrimeve të Twitter sipas marrëveshjes së bashkimit dhe Musk rezervon të gjitha të drejtat që rrjedhin prej saj, duke përfshirë të drejtën e tij për të mos përfunduar transaksionin dhe të drejtën e tij për të përfunduar marrëveshjen e bashkimit,”- përfundon letra e Musk të hënën drejtuar udhëheqësve të Twitter.
Sipas raporteve në internet, nga 229 milionë përdorues të vlerësuar, rreth 11.45 milionë llogari janë të rreme.
Ndërkohë, disa fansa në internet nuk janë të mërzitur që Musk kërcënon të mbyllë marrëveshjen pasi shumë më parë thanë se do ta braktisnin platformën nëse Musk e blen atë.