Elita Rudi u rikthye në ekran pas tre vitesh, fustani i saj kishte një dedikim shumë prekës për familjarin e ndjerë

Elita Rudi është rikthyer në ekran pas tre vitesh pauzë nga televizioni për shkak se iu përkushtua fëmijëve dhe familjes së saj.

Ditën e sotme ajo u rikthye si prezantuese e Big Talk Kosova, emision që i dedikohet Big Brother Vip Kosova.

Ajo që ra në sy ishte fustani i saj që kishte inicialet  A.Gj, që i dedikohet Arlind Gjikollit, artistit që ndërroi jetë para pak ditësh.

Arlindi që publiku e njohu gjithmonë si “Gjikla” është djali i xhaxhait të Gjikos dhe ishte shumë i afërt me reperin dhe Elitën.