Pas shpalljes së lidhjes së tyre publikisht, Elhaida dhe Lediani u perballën me një morí komentesh gjykuese nga publiku.
Kjo për shkak se ndjekësit ishin në dijeni të fejesës së balerinit me Ditjonën, ndaj lidhja e tyre u pa si një tradhëti ndaj kësaj të fundit, ndërsa Elhaida u cilësua si një e tretë në mes të çiftit.
Pas krijimit të bujës për ditë me rradhë, më në fund ka ardhur një reagim sqarues nga Elhaida.
Me anë të një shkrimi në InstaStory, ajo sqaroi se nuk ka thyer asnjë kod moral dhe se gjithcka është sqaruar përpara se lidhja e tyre të niste, duke iu referuar kështu lidhjes së Ledianit me Ditjonën.
“E di që shumë prej jush po prisnit këngën e re por më përpara doja të flisja hapur dhe të trajtoja një situatë e cila në ditët e fundit ka shkaktuar shumë diskutime e ndoshta dhe lënduar disa prej jush. E kuptoj që si personazh publik, veprimet dhe zgjedhjet e mia kanë peshë dhe ndikim tek ata që më shikojnë dhe më ndjekin. Jam gjithashtu shumë e vetëdijshme që shumë prej jush më shohin si model frymëzimi dhe e kuptoj përgjegjësinë që vjen me këtë rol. Si asnjëherë tjetër në karrierën time. Përtej bashkëpunimit profesional. Përtej punës. Ndjeva emocione dhe shkëndija të sinqerta, të cilat nuk I përmbajta dot. Si artiste besoj shumë tek forca që rrezaton dshuria për të frymëzuar. Reflektuar pozitivitet e për t’I bërë njerëzit më të mirë. Ndaj, kjo shpjegon edhe arsyen pse vendosëm it’I ndajmë me publikun ndjenjat që kemi për njëri- tjetrin.
Megjithatë, nga reagimet tuaja kuptova që veprimet tona mund të jenë dukur të nxituara pasi kanë shkaktuar indinjatë duke konsideruar disa rrethana, të cilat ne i kemi sqaruar përpara se kjo marrëdhënie të niste. Më besoni që unë nuk kam thyer asnje kod, qoftë dhe moral, por nuk jam unë personi që duhet t’I sqaroje mirë për publikun.
E ndjej që mund të kem zhgënjyer disa prej jush (edhe pse pa ditur historinë e vertetë) dhe për këtë jam mërzitur sepse e di që dashuria dhe marrëdhëniet shpesh mund të jenë komplekse.
Prandaj, në finale, dua gjithesesi të kërkoj ndjesë për çdo shqetësim që mund të kem shkaktuar. Jam e përkushtuar të vazhdoj të punoj fort për të merituar. Si gjithmone kam bërë. Besimin dhe mbështetjen tuaj për të ecur përpara.
Sinqerisht e juaja
Elhaida”