Lidhja e Elhaida Danit dhe balerinit të saj në “Dancing with the stars”, Ledian Agalliaj, krijoi jo pak bujë në rrjet.
Përpara se të bëhej gjithçka publike, produksioni e kishte kuptuar se mes dyshes kishte lindur diçka pasi kimia ishte mëse e dukshme.
Një nga njerëzit më të afërt të dyshes gjatë rrugëtimit të tyre në spektaklin e kërcimit ka qenë koreografja Ola Hasani.
Gjatë një interviste të dhënë së fundmi për “S’e luan topi”, Ola u shpreh se sipas saj Elhaida ka patur një pëlqim të mëparshëm për Ledianin.
“Mbaj mend ditën e parë kur ka ardhur Elhaida për prova. Po e prisja me Ledin, kur erdhi dhe kishte një lloj dridhje. Ndoshta nuk më takon ta them por mendoj se kishte një lloj parapëlqimi për Ledin para se të vinte”-u shpreh ajo.
Kujtojmë se përsa i përket komenteve negative me të cilat çifti u përball, ata bënë me dije se kanë siguruar mos të thyejnë asnjë kod moral përpara se të ndërmerrnin hapin për të krijuar një lidhje bashkë.