Menjëherë pas interpretimit të Anxhela Peristerit në skenën e madhe të Eurovisionit, kanë nisur mesazhet mbështetëse të kolegëve këngëtarë, por edhe artistëve të tjerë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.
Një ndër të parat artiste që ka postuar menjëherë kodin e Anxhela Peristerit në Eurosong është jo më pak energjike dhe shpërthyese në skenë.
Eleni Foureira, këngëtarja me origjinë shqiptare, përfaqësuese e Qipros në Eurovision 2018, i vuri zjarrin skenës evropiane me “Fuego” dhe të gjitha skenave të tjera ku këndoi pas saj, edhe asaj shqiptare.
Nga profili në Instagram, Eleni ka postuar foton e artistes shqiptare duke shprehur mbështetjen e saj dhe të gjithë fansave që e ndjekin.
Krahas Elenit, edhe shumë artistë të tjerë që jetojnë jashtë Shqipërie kanë postuar foton e përfaqësues shqiptare në profilet e tyre duke u kërkuar të gjithë bashkëkombësve shqiptarë të mbështetin artisten e vendit tonë.