Kengetari Kosovar Kreshnik Avdiu ka thene fjalet me te keqija per kengen pjesmarrese ne “Eurovision 2022” te Ronela Hajatit.
Teksa ka qene i ftuar ne emisionin “N’05”, kengetari eshte shprehur se kenga eshte komplet kot, qe nga teksti, muzika, instrumentet, performanca e gjithcka.
Persa i perket kesaj deklarate, nje reagim e ka bere edhe Ronela Hajati gjate nje pyetesori me ndjekesit ne InstaStory.
“Na fal qe ne si popull nuk te kemi mbeshtetur aq sa e meriton, keep it going diva“- i shkruan nje nga ndjekesit, e me kete rast Ronela gjeti momentin per te ndare edhe intervisten e Kreshnikut, ndersa ne krah shkroi:
“E di si eshte puna? Kam pas ca pergjigje per kta,por zoti I ka lene si mbetje ekologjike edhe duke qene gjalle,dhe mbi te gjitha me vjen turp te shohin te tjeret qe shqiptaret perdorin gjuhe te tille per njeri tjetrin! Ne perfundimisht kemi shume probleme te pazgjidhshme me veten tone qe arrijme ne keto grada! Une nuk do ta fitoj kurre eurovision dhe as e mendoj. Por mbeshtetja nga artistet (qe une I kam ndihmuar pafund shume prej tyre) ka qene I pallogaritshem! Me mbushen syte me lot kur njerzit e mi perdorin kete gjuhe urrejtje mbi nje kenge qe sflet as per droge as per 200 shampanja dhe 500 goca qe mund ti shetisesh me ferrari. Une po nisem per itali se kemi provat e fundit me baletin!”
Kujtojme se kenga e Ronela Hajatit po pelqehet pa mase nga pjesmarresit e vendeve te tjera konkurrente, nderkohe qe gjate koncertit te kengetares ne Madrid, ajo e ka bere te gjithe turmen te kendoje ne shqip!