Nuk mund te mohoet se formati “Big Brother VIP” ne Kosove u prit me skepticizem nga ana e publikut.
Pa startuar programi, ne rrjet shiheshin komente te tipit “nuk keni shanse t’ia kaloni versionit shqiptar” apo “keni deshtuar ende pa filluar”.
Mirepo, gjate puntates se pare te gjithe u suprizuan nga perzgjedhja e kastit te personazheve, megjithese vemendja u perqendrua tek prezantimi i dy moderatoreve, kryesisht Alaudin Hamitit, per te cilin shprehen shume pakenaqesi.
Tashme ka kaluar vetem nje jave nga startimi i programit dhe interesi eshte i madh.
Banoret dhe veprimet e tyre kane filluar te ndiqen dhe te komentohen ne rrjet, duke ngjallur kuriozitet tek publiku.
Per te folur per kete eksperience apo komentet negative, ka qene vete moderatorja Jonida Vokshi.
Ne nje pergjigje gjate nje pyetesori me ndjekesit ne Instagram, ajo shkroi nder te tjera se duhet pergezuar fakti qe Kosova po ben kaq mire nje format te kesaj veshtiresie per here te pare.
“Dua te ndalem pak me gjate ketu. Nje eksperience sic eshte ne nje reality show si Big Brother, per kedo eshte pjese e tij, ka dy ane shume te rendesishme te medaljes: E para eshte nje nder eksperiencat qe te jep me shume pervoje dhe emocion, mbi te gjitha te rrit profesionalisht dhe e dyta eshte nje nder me te veshtirat kur e ben per here te pare. Duhet vleresuar dhe pergezuar pa mase fakti qe Kosova per here te pare ben nje spektakel te nje niveli te tille, dhe e ben kaq mire, pasi me besoni niveli i veshtiresise eshte shume i larte, ne nje format te tille ku punohet 24/7 per te ardhur tek ju ky reality qe aq shume e doni dhe e ndiqni.
Ndaj shijoeni dhe gezojuni faktit qe tashme e kemi nje show te tille. Une jam shume e lumtur qe jam pjese”