Këngëtari shkodran Luiz Ejlli, tashmë banor i Big Brother VIP Albania, gjatë qëndrimit në këtë shtëpi ka arritur që të bëhet një prej njerëzve më të dashur për shqiptarët.
Ai ka arritur mbi tre miliard shikime në rrjetet sociale. Por një tjetër gjë që ka rënë në sy gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e BBVA2 është se Luizi është i apasionuar pas pijes energjike ‘Golden Eagle”.
Në biseda të shumta nëpër shtëpi, Luizi thotë se pasi të dalë nga aty do të fillojë punën në këtë kompani, mbase si komercialist në Shkodër.
Ndonëse Luizi nuk di asgjë, dashurinë e tij për pijen “Golden Eagle” e ka parë edhe pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi, i cili teksa ishte në një intervistë disa javë më parë, bëri të ditur se Luiz Ejlli pasi të dalë nga BBVA2 do të shpallet “Ambasador” i kësaj pijeje në Shqipëri.
Mirëpo Luizi nuk është i vetmi që del me fitim nga ky bashkëpunim.
Burime ekskluzive për “Lokimagazine.com” bëjnë të ditur se prej Luiz Ejllit, pijes “Golden Eagle” i janë shtuar fitimet ditore me mbi 20 mijë euro në ditë!
Po po, “Golden Eagle” po fiton 20 mijë euro mbi fitimin e mëparshëm ditor të kompanisë. /Lokimagazine.com