Ekskluzive/ Kjo video zbulon si janë raportet e Kiarës me vjehrën

Kiara dhe Luizi janë padiskutim një nga çiftet më në zë të momentit. Shumë të dashur për publikun, dyshja arrin të rrëmbejë gjithmonë vëmendjen e fansave.

Teksa ata u njohën brenda shtëpisë së BBV, Kiara dhe Luizi kaluan shumë vështirësi dhe lidhja e tyre pati ulje-ngritje, teksa padiskutim që dinamikat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri arritën të ndikojnë edhe në lidhjen e tyre.

Por dashuria triumfon dhe i tillë ishte edhe rasti i dyshes, teksa ata u martuan në finalen e madhe të Big Brother Vip Albania.

Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, në inboksin e “Loki Magazine” ka mbërritur një video ekskluzive, ku shihen Kiara dhe mamaja e Luizit teksa bëjnë blerje në një dyqan.