“Too hot to handle” do të vijë në Shqipëri dhe do e sjelli padyshim Top Channel, që shquhet për të tilla prodhime fantastike.
Formati, i cili i është besuar Olsa Muhametit, do të na shoqërojë gjatë gjithë verës dhe pritet të jetë një sukses i garantuar.
Olsa, autore e programeve të suksesshme si “PërPuthen” apo “Hell’s Kitchen” me siguri do të ketë rezervuar surpriza për shikuesit edhe kësaj here.
“Too hot to handle” është një format i ngjashëm me “Big Brother” dhe “Perputhen” së bashku, pasi pjesmarrësit do të qëndrojnë në një shtëpi së bashku për katër javë duke u argëtuar me sfida nga më të ndryshmet. e nga ana tjetër do të mund të krijojnë romanca.
E kush do të jetë pjesë e formatit?
Beqarët më të njohur nga “PërPuthen” por dhe beqarë të tjerë të famshëm do të na shoqërojnë në muajt me diell. Emrat? Mendoj se u treguam shumë bujarë. Ato do t’i shohim kur të nisë programi. Deri atëherë qëndroni gati.
Top Channel nuk pushon as në verë që siç duket do të jetë vërtetë too hot to handle!