Einxhel dhe Dagz krijuan një romancë shumë të bukur në “Big Brother VIP”, mirëpo vetëm para pak javësh ky i fundit u eleminua, në një nominim përballë partneres.
Mirëpo, pas daljes, ai ka shprehur edhe më shumë dashurinë për moderatoren, duke e mbështetur pa fund në rrjetet sociale.
Sakaq, në shtëpi, Einxhel e përmend shpesh, madje edhe është përlotur nga malli për të.
Siç bëjnë gjithnjë banorët duke i përshëndetur familjarët e tyre në kamera kështu ka bërë edhe Einxhel së fundmi me Dagz.
Në një video që ka qarkulluar në rrjet, Einxhel, sapo është zgjuar nga gjumi, teksa bënte makeup-in, i ka uruar “Mirëmëngjes”, por jo kaq “paqësisht”.
Gjatë përshëndetjes ku përdorte fjalë të ëmbla për DJ Dagz, ajo tha me të qeshur se uron të mos zgjohet me dikë pranë tij
“Mirëmëngjes Dagz! Uroj të jesh çuar mirë, të kesh bërë një gjumë të mirë, dhe uroj të jesh çuar vetëm, se përndryshe bëhem xheloze”, ka thënë Einxhel.
Gjithashtu ajo i ka kujtuar, se pret arushin, fluturimin me parashutë, këngën, dhe disa gjëra të tjera.
Epo, Dagz-i bën mirë të përgatitet…