Einxhel Shkira na shkrin zemrat me videon emocionuese dedikuar 1-mujorit të Trev

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz përpara një muaji u bekuan me një fëmijë, të cilin e pagëzuan me emrin Trev.

Moderatorja ka vendosur të na emocionojë me një video shumë të bukur pikërisht në një mujorin e lindjes së Trev.

Ajo ka përzgjedhur disa nga momente e veçanta duke i shoqëruar me një shkrim:

“31 ditë dhe ne jemi gati për të tjera”.

Postimi i moderatores numëron shumë urime nga ndjekësit dhe personazhe të tjerë të njohur.