Einxhel Shkira dhe Dj Dagz u bënë prindër për herë të parë pak javë më parë, teksa erdhi në jetë djali i tyre, për të cilin çifti zgjodhi emrin Trev.
Lajmin moderatorja e konfirmoi ditët e fundit, teksa zbuloi edhe emrin e të birit, me anë të një video-je në Instagram.
Ndërkohë sot ajo ka nxjerrë një foto shumë të ëmbël të djalit, duke dhënë edhe një mesazh për të gjithë ndjekësit, sigurisht një mesazh dashurie për gjithë mbështetjen e këtyre ditëve, duke i quajtur fansat e saj si “pjesë të jetës së tyre”.
“Jeni aq shumë dhe më keni falur aq shumë dashuri dhe pozitivitet me mesazhet tuaja sa do të më duheshin orë të tëra për t’iu kthyer përgjigje të gjithëve. Por gjithësesi edhe fjalët nuk do të ishin të mjaftueshme për t’ju falenderuar. Dashje pa dashje ju të gjithë jeni bërë pjesë e jetës sonë dhe jemi të lumtur që sa herë ndajmë gëzimet tona ju gëzoni me ne. Shumë dashuri dhe përqafime nga ne,”-shkruan Shkira në InstaStory.