Einxhel Shkira ka qene nje nga banoret me aktive dhe me te komentuara te BBV, e sidomos pas situates se fundit me Donaldin.
Hyrjet e saj nga dera e shtepise me te famshme kane qene te shumta e kete po e diskutonin edhe banoret e tjera.
Einxhel ishte ne dhomen e gjumit me Moniken dhe Arjolen, kur kjo e fundit filloi te numeronte te gjitha rastet e hyrjeve te Einxhel ne shtepi.
E para ishte hyrja e saj si banore, e dyta pasi iu dha mundesia te prezantonte per disa minuta ne vend te Arbanes.
Rasti i trete ishte ai i eleminimit, kur ajo u kthye me bileten e fatit dhe rasti i katert pas kthimit nga spitali ku operoi krahun e thyer.
Keto ishin rastet qe numeroi Arjola, ndersa Einxhel u shpreh se ne fakt jane 5 raste, por refuzoi t’a tregonte duke i thene Arjoles se do t’ia tregoje kur te jene jashte.
Persa i perket kesaj situate dyshuese, disa hipoteza i ka hedhur edhe gazetari Olti Curri, i cili u shpreh se mundesia e pare mund te jete qe ajo ka dashur te largohet ne dhomen e rrefimit dhe produksioni e ka ndaluar, ose mund te kete kryer ndonje rikontroll mjekesor jashte ambienteve te shtepise, gje qe produksioni e ka mbajtur te fshehte.
Normalisht qe keto jane thjesht hipoteza dhe nuk dihet me te vertete arsyeja e hyrjes se peste te Einxhel.