Greta Koçi është një nga këngëtaret më të njohura në showbiz-in shqiptar.
Ajo është konsideruar si sensacioni i viteve 2000 në Shqipëri për hitet e saj. Kohët e fundit Greta është në qendër të vëmendjes mediatike për martesën dhe jetën e saj personale, për të cilën heziton të flasë.
“Është zyrtare që unë po jetoj në Vjenë, por e kam zyrtarizuar dhe çështjen e zemrës. Unë jam martuar tashmë dhe jetoj së bashku me bashkëshortin tim në Austri”, ka thënë Greta në një intervistë pak kohë më parë.
Por mesa duket këngëtarja do të sjellë për publikun një këngë të re, që siç ka pranuar dhe vetë në Instagram është dedikim për partnerin e saj.