Konkurrentja e “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes, ka folur për herë të parë për personin që e pret jashtë shtëpisë më të famshme.
Në një bisedë me banorët e tjerë, ajo tregoi se djali me të cilin ajo është në një njohje është ekonomist, mirëpo nuk preferoi të tregonte emrin e tij teksa po ngacmohej nga banorët.
“Është amorja ime dhe ja kam vënë emrin Genci, është ekonomist“- tregoi Efi.
Kujtojmë se gjatë rrëfimit të saj në BBV, Efi përfshiu edhe djalin në fjalë, për të cilin tregoi se kishte mbështetjen e tij për pjesmarrjen në këtë format.