Padyshim që Bora Zemani ka qenë emri më i përfolur të paktën dy vitet e fundit, mirëpo me startimin e edicionit të dytë të BBV disa emra të tjerë erdhën në qendër të vëmendjes.
Një prej tyre është edhe Efi Dhedhes, e cila megjithëse nuk arriti të fitonte çmimin e madh monetar, fitoi gjithë dashurinë dhe përkrahjen e publikut.
Pak kohë më parë u përfol se Efi do të zëvendësonte Borën në moderimin e “Për'puthen”, mirëpo këto ishin fjalë të pakofirmuara që qarkullonin lart e poshtë.
Përsa i përket kësaj, edhe Bora Zemani ka dhënë një përgjigje gjatë eventit për 25 vjetorin e “Top Albania Radio”.
“Nuk e di, ndoshta sezonin tjetër. Unë do isha shumë e lumtur që Efi të bënte ndoshta Për'puthen, ndoshta diçka tjetër në Top Channel se është një nga vajzat e mia të preferuara”– tregoi Bora.
Kujtojmë gjithashtu se pas qarkullimit të lajmit Efi është parë disa herë në ambientet e TCH krah Borës dhe Olsa Muhametit.