Efi bie ‘pre’ e kamerës së fshehtë në lidhje me Olta Gixharin, si iu përgjigj ajo ofertës së majme?

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP” Efi nuk ka patur aspak marrëdhënie dhe opinion të mirë për Olta Gixharin e mesa duket situata vazhdon të jetë po njësoj edhe pas daljes nga shtëpia.

Nëpër intervista të ndryshme, Efi e ka cilësuar Oltën si një njeri i lig me të cilën sdo të kishte kurrë relata të mira.

Madje së fundmi Efi ra pre e një kurthi nga stafi i “Top Albania Radio”, ku ata i kërkuan të bënte një fotoshooting me Oltën për një artikull të titulluar “Mike dhe rivale”.

Ajo e refuzoi kategorikisht realizimin e një fotoshooting me aktoren, edhe pse iu ofruan 10 mijë euro në këmbim.