Regjisori i njohur Eduart Grishaj ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në “Good Morning Albanians” ku ka folur për filmin e tij më të ri “Sofia” i cili do të shfaqet në kinema duke nisur nga 3 nëntori.
Në këtë film Arbana Osmani do të vijë pranë publikut si aktore, dhe regjisori ka treguar se moderatorja është e vështirë pasi bën shumë dubla.
Gjatë bisedës ai e cilësoi partneren e tij me të cilën ka dy fëmijë, kritiken më të madhe.
“Është e vështirë të kesh Arbanën aktore sepse bën shumë dubla . Arbanës çfarë nuk i thosha dhe çfarë nuk më thoshte. Njeriu më i afërt që kam është Arbana që më ka kritikuar më shumë. Ato që më ka thënë i kam rregulluar. Ndërkohë që xhiroja filmin kemi bërë dhe fëmijë. Është më e vështirë të bësh regjisorin se sa babanë”, u shpreh ai.