Edi Rama shpërndau videon e tij, por komenti që Bes Kallaku la nuk ishte ai që priste kryeministri!

Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer disa koment me Bes Kallakun në Instagram që kanë marrë vëmendjen e të gjithve.

Teksa aktori shpërndau një video me pamje nga Bubqi duke e quajtur “fshati më i bukur në botë”, Rama i ka kthyer përgjigje duke i thënë se Bubqi është qytet, jo fshat.

Ai e rishpërndau videon në llogarinë e tij teksa kreu i qeverisë i drejtohet gabimisht Kallakut duke e quajtur “Kalluku”.

 “Ku je Bes Kalluku ku je? Osht Bubq City jo country vlla, se country o i modh për Bubqin e vogël.

Mirëpo, Besi i ka lënë një koment që ndoshta kryeministri s’e priste. Ai jo vetëm që nuk bie dakord me të po shkruan se Bubqi s’ka as drita e as ujë. Ndërkohë Rama nuk i është përgjigjur këtij komenti.

“Flm që m’i paske bo repost postimit tim për Bubqin. Ai është fshati më i bukur në botë ditën se natën nuk shihet pasi s’ka drita. Ujë jo e jo. Rroftë pusi i ijes.”-shkruan Besi.