Teksa punët po vazhdojnë për premierën e “Big Brother VIP Kosova” në vjeshtë, moderatori i këtij formati, Alaudin Hamiti ka ndarë detaje të reja.
I ftuar në Klan Kosova FM, Hamiti i është përgjigjur, me aq sa mund të zbulohet, disa prej pyetjeve që po kuriozojnë publikun.
Moderatori e ka pyetur Alaudinin nëse do ketë politikanë në “Big Brother VIP”, ndersa ai u shpreh:
“Ne po mundohemi që të përfshijmë sa më shumë karaktere por tash nuk mundem të përgjigjem. Do të ketë nga të gjitha sferat, po shpresojmë që do ketë edhe nga politika”.