Edhe Nik Sherri largohet nga Per’puthen! I del kunder produksionit: “Nuk jetoj per fame…”

Largime te shumta ka patur kohet e fundit nga programi Per’puthen e te gjithe konkurrentet qe kane marre kete vendim, kane shprehur dicka kunder produksionit.

Nje nder ta eshte edhe nje nga personazhet me te dashura nga publiku te ketij sezoni, Nik Sherri, i cili me ane te nje postimi ne InstaStory na vuri ne dijeni per largimin e tij.

“Pershendetje miq, dua tju falenderoj te gjitheve per mbeshtetjen qe me keni dhen, nuk do jem me pjes e perputhen, unë nuk jetoj thjesht per fam jetoj per respekt, qofshi mire ju pershendes.!!

Ky ishte postimi i Nikut, ku pjesa “nuk jetoj per fame, por jetoj per respekt” na vuri ne dyshime per ndonje mosmarreveshje te mundshme me produksionin.