Një moment i papritur ka ndodhur së fundmi në programin e sotëm “Më lër të flasë” që shumë pak veta mund ta kenë pikasur.
Mesa duket Donaldi nuk mundet asnjë moment mos ta përmendë Borën.
Madje, edhe në momentin kur këndon këngën e Semi Jaupajt “Mos u kthe”. Duhet thënë që kjo këngë është menduar nga shumë si një dedikim për historinë Bora-Donald.
Mirëpo, së fundmi gjatë një skeçi të titulluar “Dubai Porta Potty”, Romeo tha në një sekondë shprehjen: Mos u kthe. Aq deshi Donaldi e menjëherë nisi të këndonte një pjesë nga kënga e Semit, konkretisht vargjet: “Mos u kthe, nisu edhe shko te zemra tjetër që të pret”.
Kujtojmë që Semi dhe Donaldi qëndronin gjithnjë bashkë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Mirëpo marrëdhënia e tyre ndryshoi pas lidhjes së Donaldit me Beatrix brenda shtëpisë së BBV.