Modelja shqiptare, Kejvina Kthella po nis një kapitull të ri në ekran.
Modelja është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania 2 dhe hyrja e saj shkaktoi zhurmë pasi ajo u përball menjëherë me një sfidë nga “Vëllai i Madh”.
Pas hyrjes, banorëve iu kërkua që të eleminonin njëri-tjetrin dhe ai që nominohet më së shumti u tha se do të dërgohej menjëherë në një televotim.
Publiku do të zgjidhte nëse në shtëpinë e famshme duhet të qëndronte personi i nominuar apo të hynin dy ish-konkurrentet e “Përputhen” Efi dhe Mikela që garojnë si një person i vetëm.
Ajo që u nominua më së shumti nga banorët ishte Kejvina, mirëpo më vonë prezantuesja e spektaklit, Arbana Osmani njoftoi se kjo ishte thjesht një lojë dhe se të treja vajzat janë tashmë pjesë e BB VIP Albania 2.
E gjithë kjo situata ka bërë që përmes Instagramit të vijë edhe një reagim nga mikesha e Kejvinës, Arta Nitaj, e cila përveçse i ka uruar suksese, thumboi edhe banorët e tjerë tek u shpreh se menjëherë filluan të kenë frikë nga modelja.
“Suksese shoqja ime 10/10, e pa konkurrencë, natën e mirë. Që në star filluan me të pas frikë. Kështu e bëjmë ne”, ka shkruar Arta në postimet në Instagram.
Kujtojmë që ndër banorët e tjerë që u bën pjesë janë edhe Olta Gixhari, Kiara Tito, Te Trifoni, Gent Haziri, Luiz Ejlli, Ronaldo Sharka, Armaldo Kllogjeri, Dea Mishel, Amos Zaharia, Arjana, Krist Aliaj, Zhaklina Gjolla, Herion Mustafaraj.