Pak kohë më parë Nora Istrefi u përplas me menaxherin e VIP-ave, Alesio Aliajn, pasi ky i fundit deklaroi se këngëtarja e kishte nxjerr me humbje gjatë një koncerti në Australi.
Gjithashtu ai tha se Norës i mungon serioziteti në punë. Nga ana tjetër këngëtarja i konsideroi të pavërteta deklaratat e tij.
Së fundmi, Alesio ishte i ftuar në “Pushime On Top”, ku iu rikthye dhe një herë tjetër përplasjes me Norën. Ai tha se deklaratat e tij kanë qenë plotësisht të vërteta.
“Qëkur kam ardhur në Shqipëri deklarata ime e parë ka qenë nëse s’më njeh mos më gjyko, por gënjeshtra s’kam thënë kurrë”, u shpreh Alesio
I pyetur nëse ka ndonjë artist shqiptar që nuk do bashkëpunonte kurrë, Alesio është shprehur se po ka sa të duash artistë që nuk do bashkëpunonte. Megjithatë ai ka preferuar të mos japë emra konkretë.