Me një foto në llogarinë e saj në Instagram, Ronela Hajati ka treguar se ka humbur një nga njerëzit më të dashur të saj, gjyshen.
“Gjyshka ime e dashur, tema e çdo humori në shtëpi, s’u ngopëm kurrë me mirësinë tënde! Zoti të ka pranë vetes dhe ne gjithmonë pranë zemrës”, ka shkruar këngëtarja krah postimit
Me gjithë sprovat e jetës Ronela Hajati është duke u përgatitur edhe për sfidën e saj të Eurovizionit, që do mbahet në maj në Torino të Italisë.