Pak minuta më parë Ronaldo Sharka ka lajmëruar ndarjen nga jeta të babait të tij, i cili prej vitesh vuante nga një sëmundje e keqe.
Me anë të një postimi në InstaStory, gazetari ka ndarë një foto me dorën e të atit, tek ka shkruar: “Pusho i qetë në botën tjetër Bab”.
I ati i Ronaldos është bërë pjesë e një suprize për gazetarin teksa ai ishte ende pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Pasi rrëfeu historinë e jetës dhe sëmundjen nga e cila vuante i ati, takimi mes tyre ishte një prej momenteve më emocionuese të ndodhura brenda shtëpisë, moment i cili shkaktoi lot tek të gjithë.
Ne i dërgojmë ngushëllimet tona! Zoti t’a lehtësoftë dhimbjen Ronaldo!