E trishtë/ Pas tërmetit në Bosnjë, humb jetën një 28-vjeçare

Tërmeti i fuqishëm që goditi mbrëmë Bosnjën ka shënuar një viktimë.

Bëhet fjalë për një 28-vjeçare, e cila banonte në Stolaci dhe tavani i shtëpisë së saj ra si pasojë e lëkundjeve të forta.

Mediat boshnjake raportojnë se ajo u çua në spital me plagë të rënda dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekut dhe reanimacionit të gjatë, humbi jetën.

Lëndime kanë marrë gjithashtu edhe një numër i madh qytetarësh. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Shqipëri, Kosovë Kroaci, Maqedoni dhe Serbi.

Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane njoftoi se tërmeti u regjistrua në orën 23:08 në zonën e Stolacit, me magnitudë 5.7 i shkallës Rihter.