E trishte/ Nderron jete kengetari i njohur shqiptar

Ka ndërruar jetë ditën e sotme këngëtari i njohur shqiptar, Luan Hajra.

Artisti i mirënjohur i muzikës popullore ndërroi jetë në moshën 73 vjeçare.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

“Të dashur miq dhe shoqëri dhe ju gjithë artdashës, ju njoftoj qe sot në orët e mëngjesit ndërroj jetë këngëtari i njohur i gjitha Viseve Shqiptare, Luan Hajra”, thuhet në njoftim.

Artisti la pas vetës krijime të njohura artistike, si kënga “Rroka Mandolinën”.

Hajra u lind më 31 korrik të vitit 1949 në qytetin e Mitrovicës.