Bateristi i grupit amerikan të Foo Fighters, Taylor Hawkins, ka vdekur në moshën 50-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur grupi nëpërmjet një postimi në Twitter.
“Fryma e tij muzikore dhe e qeshura do të jetojnë me ne përgjithmonë”, shkruan grupi.
Hawkins u gjet i vdekur në një hotel në Bogota. Sipas asaj që raporton Reuters ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.
Një grup i madh fansash të grupit u grumbulluan jashtë hotelit ku u gjet trupi i Hawkins për t’i bërë homazhe bateristit. Foo Fighters ishte planifikuar të performonin në Kolumbi për herë të parë në tre vjet në Festivalin Estereo Picnic pas turneut të tyre në Amerikën Latine.
Disa grupe muzikore në mediat sociale shkruan se Taylor Haëkins ishte një nga ata bateristët që i binte instrumentit me zemër. Bill Kreutzmann, anëtar themelues dhe baterist i The Grateful Dead u shpreh se Taylor ishte një bateristi i mrekullueshëm dhe gjithmonë ishte kënaqësi të ishe pranë tij.