Aktorët Raymundo Garduno Cruz dhe Juan Francisco Gonzalez Aguilar të serialit të Netflix “The Chosen One” kanë ndërruar jetë gjatë një aksidenti fatal me makinë të enjten, sipas raportimit të ‘Deadline’.
Departamenti i Kulturës i Baja California konfirmoi se gjashtë anëtarë të tjerë të ekuipazhit u plagosën gjithashtu gjatë përplasjes së tmerrshme, ku furgoni i tyre u rrokullis pasi doli nga një rrugë shkretëtire pranë Mulege në gadishullin Baja California Sur.
Shfaqja po xhirohej në Santa Rosalia aty pranë në atë kohë.
“The Chosen One” është historia e një djali 12-vjeçar që kupton se është ardhja e dytë e Krishtit dhe është i destinuar të shpëtojë njerëzimin. Seriali bazohet në serinë e librave komik nga Mark Millar dhe Peter Gross të publikuar me emrin “Chosen”.
Netflix e përshkruan protagonistin si një djalë që mund të “ta kthejë ujin në verë, të bëjë të gjymtuarit të ecin dhe, ndoshta, edhe të ringjallë të vdekurit”.
Projekti i shpallur në 2017 nuk duhet të ngatërrohet me asnjë një serial tjetër të titulluar gjithashtu “The Chosen One”, një thriller i cili u transmetua për herë të parë në 2019 dhe ka vazhduar për dy sezone.
Ajo gjithashtu është duke u incizuar nga një kompani e pavarur e prodhimit, sipas thirrjeve për casting. Prodhimi i filmit filloi në prill 2022.
‘Zhvillimi për ‘American Jesus’ po vjen bukur në duart e talentuara dhe të afta të Everardo Gout dhe Leopoldo Gout”,- tha autori Millar për projektin muajin e kaluar. “Jam i mahnitur nga zgjedhjet krijuese që na ka lejuar Netflix, dhe veçanërisht pasi ky serial do të shfaqë dialog në spanjisht dhe anglisht.”