Gina Lollobrigida, aktorja italiane e quajtur dikur “gruaja më e bukur në botë”, ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare. Ajo ishte shtruar në spital prej disa kohësh.
Gjatë viteve 1950 dhe ‘60, Lollobrigida ishte një nga aktoret më të njohura në botë dhe luajti në shumë filma europianë dhe amerikanë.
Pas një sërë rolesh në filmat europianë, duke përfshirë “Bread” dhe “Love and Dreams”, ishte interpretimi i saj në vitin 1953 në “Beat the Devil” përballë Humphrey Bogart që i solli famë ndërkombëtare dhe miliona admirues.
Në fund të viteve 1950, ajo luajti në prodhime të famshme si “Solomon and Sheba”, “The Hunchback of Notre Dame” dhe “Beautiful But Dangerous”, titulli origjinal i të cilit – La donna più bella del mondo – e prezantoi atë si “gruaja më e bukur në botë”.
Ajo u martua me Milko Skofic në vitin 1949 me të cilin pati një djalë, Milko Skofic Jr. Ata u divorcuan në vitin 1971.
Burimet: Corriere della Sera, Guardian, Anabel