William Hurt, aktori i mirënjohur për interpretimin në filmin “Kiss of the Spider Woman” dhe punën e tij në “Broadcast News”, “A History of Violence” dhe “Children of a Lesser God”, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare.

Deadline raportoi një njoftim nga djali i Hurt, Will:
“Me hidhërim të madh familja Hurt vajton vdekjen e William Hurt, babait të dashur dhe aktorit fitues të çmimit Oscar, më 13 mars 2022, një javë para ditëlindjes së tij të 72-të.
Ai vdiq i qetë, në familje, nga shkaqe natyrore.”
Variety konfirmoi lajmin nga burime brenda familjes.
Hurt fitoi Oscar për “Aktorin më të mirë” në vitin 1986 për “Kiss of the Spider Woman”, në të cilën ai luajti një burrë homoseksual që ndan një qeli me një një të burgosur politik në Brazil.
Ai mori nominime të mëtejshme për Oscar për “Aktorin më të mirë” për” Children of a Lesser God” dhe “Broadcast News” dhe për “Aktorin më të mirë joprotagonist” për “A History of Violence”.
Aktori u bë pjesë e Marvel Cinematic Universe duke luajtur rolin e gjeneralit Thaddeus “Thunderbolt” Ross në “The Incredible Hulk”, një rol që do ta përsëriste në “Captain America: Civil War”, “Avengers: Infinity War and Endgame” dhe “Black Widow”.
Hurt u martua dy herë, me Mary Beth Hurt nga 1971 deri në 1982 dhe Heidi Henderson nga 1989 në 1992. Ai gjithashtu pati marrëdhënie të profilit të lartë me Marlee Matlin, Sandra Jennings dhe Sandrine Bonnaire.