Krishnakumar Kunnath, një prej këngëtarëve më të famshëm indian i njohur gjerësisht si KK, humbi tragjikisht jetën nga një atak në zemër në moshën 53-vjeçare.
Ai u ndje keq teksa performonte në një koncert të martën dhe ndërroi jetë pak kohë më pas.
“Këngët e tij pasqyronin një gamë të gjerë emocionesh, duke prekur njerëzit e të gjitha grupmoshave. Do ta kujtojmë gjithnjë përmes këngëve të tij. Ngushëllime familjes dhe fansave të tij”, tha Modi në Twitter.
Kunnath u gjet pa ndjenja në hotel dhe u dërgua me urgjencë në një spital në Kolkata, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.
Mijëra fansa vërshuan për të shprehur hidhërimin e ndarjes së papritur nga jeta për këngëtarin i cili më herët gjatë ditës kishte postuar një foto duke kënduar në koncertin që po mbante ndërsa shkruante:
“Koncert elektrizues sonte në Nazrul Mancha … Ju dua të gjithëve.”
Unbelievable!!
Popular singer Krishnakumar Kunnath aka #KK breathed his last after falling sick when he was performing live in Kolkata ,Najrul manch..
A Huge Loss In Bollywood Industry..
Life is so unpredictable
Rest In Peace Legend #rip #kk pic.twitter.com/G9JOre6SOz— Sk Abul Karim (@sk_a_krim) May 31, 2022