Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme, rreth orës orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, ku një person i seksit mashkull, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Në njoftimin paraprak të Policisë së kryeqytetit thuhet:
Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Burime zyrtare bëjnë me dije se personi që ka humbur jetën, është gazetari Kastriot Myftaraj.
Ishte nëna e tij, me të cilën ai jetonte, që konfirmoi ngjarjen tragjike dhe siç duket ka parë kur 60-vjeçari ka kryer aktin e rëndë.
Burimi: /News-31