E trishtë! Dy vite nga vdekja e Kobe Bryant dhe vajzë së tij, ngrihet statujë në vendin e rrëzimit të helikopterit!

Kanë kaluar dy vite nga ngjarja tragjike që i mori jetën basketbollistit Kobe Bryant dhe vajzës së tij, Gianna.

Legjendja e basketbollit dhe vajza e tij ka humbur jetën më 26 janar të vitit 2020 në një aksident ajror me helikopterin e tij privat në Calabasas një qytet që është 70 km larg Los Angelesit.

Në dy vjetorin e vdekjes së tyre u përkujtuan me statujë prej bronzi të vendosur në vendin e rrëzimit të helikopterit.

Statuja dedikuar yllit të NBA-së dhe babait krenar të katër fëmijëve, së bashku me Giannan, u vendos në vendin e aksidentit tragjik në një zonë malore të Calabasas në Los Angeles.

Babë e bijë shfaqen me fanellat e tyre përkatëse të basketbollit dhe Bryant me numrin e tij, 24.

Kobe, i cili ishte 41 vjeç në kohën e vdekjes së tij, dhe Gianna po fluturonin nga Orange County në një turne basketbolli në Ventura County.