Kanë kaluar dy vite nga ngjarja tragjike që i mori jetën basketbollistit Kobe Bryant dhe vajzës së tij, Gianna.
Legjendja e basketbollit dhe vajza e tij ka humbur jetën më 26 janar të vitit 2020 në një aksident ajror me helikopterin e tij privat në Calabasas një qytet që është 70 km larg Los Angelesit.
Në dy vjetorin e vdekjes së tyre u përkujtuan me statujë prej bronzi të vendosur në vendin e rrëzimit të helikopterit.
Statuja dedikuar yllit të NBA-së dhe babait krenar të katër fëmijëve, së bashku me Giannan, u vendos në vendin e aksidentit tragjik në një zonë malore të Calabasas në Los Angeles.
Babë e bijë shfaqen me fanellat e tyre përkatëse të basketbollit dhe Bryant me numrin e tij, 24.
Kobe, i cili ishte 41 vjeç në kohën e vdekjes së tij, dhe Gianna po fluturonin nga Orange County në një turne basketbolli në Ventura County.