Dita e djeshme ishte e trishtë për Dorina Memën.
Atletja e njohur shqiptare ka humbur nënën e saj.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Dorina përmes një statusi në Whats App, ku lajmëroi të afërmit e tyre.
“Sot pushoi së rrahuri zemra nënës time me hidhërim ju njoftoj se varrimi është nesër në Krujë.”
Nëna ka qenë një grua e dashur dhe shumë mbështetëse në rrugën e Dorina Memës, e pa diskutim ky është një moment mjaft i vështirë për të.