Aktori i njohur turk, Orhan Aydın pas tërmetit deklaroi se vajza e tij Eylem Aydın dhe ish-bashkëshortja e tij Elif Torun Öneren ishin nën rrënojat në Hatay teksa kërkoi ndihmë.
Ish-bashkëshortja e Aydin mbijetoi, por fatkeqësisht trupi i pajetë i vajzës së tij, Eylem u gjet 6 ditë pas tërmetit.
“Po mundohemi të arrijmë vajzën time. Ka një masë të madhe betoni sipër dhe poshtë rrënojave. Nuk kam më forcë të duroj, zemra më qan. Duart e mia po dridhen.. Dhimbja dhe pikëllimi im janë të papërshkrueshme. Hajde e dashur…… Rezisto…”-pati deklaruar ai më herët.