Jonida Maliqi ishte e ftuara speciale e puntatës së fundit të Style Star Show.
Artistja që njihet si një ikonë mode në vendin tonë u tregua kritikuese për paraqitjet e konkurrentëve sidomos asaj të vajzës me emrin Kleopatra.
Vajza, e cila ishte veshur me një fustan rozë me drita, nuk mori aspak pëlqyeshmërinë e Jonidës, e cila veshjen e quajti “horrible” (të tmerrshme).
“Fustani është realizur si mos më keq. Pjesa e shkurtër e fustanit dhe kjo varja tipikisht shekulli 17, na ishte njëherë. Nuk e di. Horrible”- u shpreh Jonida duke e vlerësuar me 1 pikë konkurrenten e cila ka shpërthyer menjëherë në lot dhe është larguar për pak minuta edhe nga studio televizive.