Ronela Hajati padyshim ishte më e përfolura nga përfaqësueset e Shqipërisë në Eurosong.
Këngëtarja nuk arriti të kualifikohet në finale megjithatë performanca e saj u pëlqye shumë nga publiku.
Disa javë pas kësaj ekperience unike Ronela është kthyer në kohë dhe ka ndarë momente nga ditët e kaluara në festivalin europian.
Krahas atyre të mira padyshim kishte edhe lodhje dhe mërzitje dhe këngëtarja nuk ka ngurruar ta ndaj edhe një moment të tillë.
Në njërën nga fotot ajo shihet e shtrirë në shtrat dhe duke qarë.