Stephen “tWitch” Boss, Dj i famshëm i emisionit të Ellen Degeneres ka ndërruar jetë.
Sipas “TMZ” muzikanti dhe producenti i njohur i ka dhënë fund jetës, teksa raportohet se ka qenë bashkëshortja e tij e cila ka lajmëruar policinë ditën e sotme pasi ai ishte larguar nga shtëpia pa makinën e tij, një veprim që nuk e kishte bërë asnjëherë më parë.
Shumë pak pas denoncimit të gruas së tij, Policia ka marrë një telefonatë nga një hotel në Los Angeles, e me të shkuar atje kanë gjetur trupin e pajetë të Stephen, ndërsa dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri.
tWitch nisi të ishte DJ i programit të Ellen në 2014-ën dhe qëndroi aty deri në fundin e formatit, në maj të këtij viti, teksa u shëndrrua vit pas viti në partnerin e Ellen dhe që nga 2020 ishte edhe producent i emisionit.
Nisja e karrierës së tij ishte në 2008, kur doli në vend të dytë në talent show-n “So You Think You Can Dance”, ndërsa pas asaj eksperience ai u mor edhe me aktrim, role që kryesisht vinin në dukej aftësinë e tij në muzikë dhe kërcim. Stephen pati role në projekte të rëndësishme, si filmat e “Step Up” dhe në “Magic Mike XXL”.
Në muajin shtator të këtij viti ai dhe një intervistë pikërisht për “jetën pas Ellen” dhe u shpreh shumë i lumtur për kohën që po kalonte me familjen.
Dj i famshëm ishte 40 vjec dhe prej 2013 ishte i martuar me Allison Holker, madje të shtunën e kaluar festuan përvjetorin e tyre të 9-të. Ai la pas 3 fëmijë.