Një ngjarje shokuese ka ndodhur në spitalin e Pejës në Kosovë, ku një foshnjë e porsalindur pa shenja jete është futur bashkë me çarçafë në një lavatriçe.
Javën e kaluar një grua ka lindur fëmijën e saj në javën e 32-të, për shkak të problemeve shëndetësore. Lindja u krye por sipas mjekëve, foshnja nuk rezistoi dot dhe u lind i vdekur.
Në ato momente, kur është mbështjellë me çarçafë, pas operacionit foshnja është futur bashkë me rrobat e palara në lavatriçe nga një punonjës i pastrimit. Denoncimin e kanë bërë familjarët pas refuzimit për t’i dhënë trupin e pajetë të foshnjës.
Mediat në Kosovë shkruajnë se pakujdesia e madhe e stafit të “Repartit të Gjinekologjisë”, ka bërë që në lavatriçën e çarçafëve të futet foshnja.
Babai i foshnjës mes lotësh ka treguar se si neglizhenca e madhe e spitalit ka tronditur familjen e tij.
“E morëm lajmin që është fëmija i vdekur dhe vazhduam me procesin tjetër, deshëm të merrnim fëmijën për të kryer procedurat e tjera që i përkasin. Shkuam në spital që të kërkonim foshnjen por hezituan të na e jepnin. Arsyja nuk dihej, bënin sikur po bënin diçka tjetër. Filluam të dyshonim se çfarë ishte problemi. Realisht atë insistuam ta merrnin, po na thanë e merrni nesër sa ta përgatisim. Kuptuam se diçka nuk është në rregull. E kishin mbështjellë me çarçaf dhe s’e kishin kuptuar që ishte foshnja brenda. Të nesërmen e kuptuam që…foshnja ishte futur në lavatriçe. Kemi shkuar poshtë dhe e ka parë sigurimi, foshnja ishte bërë copë-copë. Një person i spitalit kishte marrë copat e foshnjes duke i futur në qese, duke i mbledhur copë-copë. Mbetëm të shokuar. Është rast që nuk e dimë si ka ndodhur. Lajmëruam Policinë. Na luteshin që të mos e thërrisnim Policinë.”
Burimi: /RevistaClass