Policia ka parandaluar një ngjarje të rëndë pasditen e sotme në Lezhë. Dy vëllezër, A. K. dhe E. K. kanë rrahur vjehrrin e motrës dhe më pas kanë tentuar ta vrasin, duke marrë armën e zjarrit në banesën e babait të tyre.
Dyshohet se kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në banesë ku kanë konstatuar dy të rinjtë e moshave 27 dhe 29 vjeç duke dhunuar 53-vjeçarin.
Në pranga bashkë me dy vëllezërit është vënë edhe babai i tyre i cili tashmë do të hetohet për armëmbajtje pa leje ndërkohë që ndaj dy të rinjve rëndon akuza për dhunë në familje.
Burimi: “Abc News”