Mëngjesi i sotëm ka qenë tronditës për banorët e Big Brother Kosova.
Gjon Karricës i është përkeqësuar shëndeti në orët e para të ditës së sotme.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se “Lugati” u rrëzua në tokë pak minuta pasi ishte zgjuar nga gjumi.
Sipas burimit, ka qenë Stresi ai që i ka dhënë ndihmën e parë mjekësore duke i nxjerr gjuhën pas sulmit epileptik që pësoi Karrica.
“Gjendja e tij ka qenë shumë e rëndë. Tani është në reanimacion dhe në gjendje më stabile” ka thënë një burim për gjendjen e “Lugatit”.
Për shëndetin e Gjon Karricës, ka dal me njoftim edhe Big Brother.
“Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica, i njohur si Lugati, sot në mëngjes ka pasur një shqetësim shëndetësor, për të cilin menjëherë i është ofruar ndihma profesionale mjekësore dhe tash është në gjendje stabile.
Karrica, vazhdon të jetë nën mbikëqyrje të mjekëve dhe momentalisht nuk ka shqetësime.
Për të parë nga afër gjendjen e tij shëndetësore, tek QKUK-ja sapo ka arritur edhe moderatori Alaudin Hamiti.
Dini është parë duke u konsultuar me doktorin që ka pranuar Gjon Karricën tek emergjenca në Prishtinë.