Shkodra dhe jo vetëm është zgjuar mëngjesin e kësaj të marte me një lajm të hidhur. Një 20-vjeçar është mbytur në plazhin e Velipojës. Aldi Sylja dyshohet se ka humbur jetën nga arresti kardiak.
Fatkeqësisht ky vit ka shënuar dhjetëra raste të mbyturish në det e liqene, ku jo më larg se në fundjavë u mbytën 4 persona në liqenin e Banjës në Gramsh.
Viktimat ishin Gazment Zogu, 46-vjeç, dy djemtë e tij 14 dhe 19-vjeç si dhe nipi 20-vjeçar Melis Zogu të gjithë nga fshati Cingar.
Ata kishin ndaluar në fshatin Drizë dhe u futën në liqen për t’u larë, por nuk dolën më nga uji.
Për të vazhduar më tej me ngjarjen e rëndë në plazhin e Durrësit, ku një 68-vjeçar në Porto Romano pasdite sapo hyri në ujë shfaqi probleme shëndetësore, duke gjetur vdekjen.
Në të njëjtën ditë me 21 korrik po për arsye shëndetësore, një tjetër i moshuar (52-vjeçar) humbi jetën në plazhin e Tales në Lezhë.
Burimi: /Iconstyle